Makina u fut në oborr dhe e mori para, kjo është e reja që humbi jetën sot në Tiranë

Kjo është Marjana Sahitaj.

25-vjeçarja që humbi jetën sot në Tiranë, kur një mjet u fut në oborrin e shtëpisë dhe e mori para.

Marjana ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria.

Babai i vajzës ka treguar ngjarjen se si ndodhi:

Ka dalë goca nga shtëpia.

Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym.

Makina ishte atje (në cepin e oborrit).

Matanë makinës ishte porta e rënë.

Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë.

Poshtë portës ishte vajza e shtrirë.

Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital.

Nuk pati fatin të shpëtonte”.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *