Protesta për 11-vjeçaren, Fifi zihet me Zhaklina Lekatarin: Po unë, nuk jam këtu?

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është përp lasur me një prej folësve në protestën e organizuar sot për pë rd hu nimin e 11-vjeçares në Kosovë, ndërsa në debat është përfshirë edhe Zhaklina Lekatari.

E gjitha nisi pasi folësja falenderoi Lekatarin dhe Xheni Karajn për punën e bërë ndër vite për gratë dhe vajzat në vend. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Fifi, e cila gjithashtu ka kërkuar që t’i njihen meritat për organizimin e protestës në Tiranë.

MOMENTI I SHERRIT:

Folësja: Faleminderit Zhaklinë për gjithçka bën. Faleminderit Xheni për gjithçka bën.

Fifi: Po unë? Unë nuk jam këtu?

Folësja: Nuk po ndaj pronat.

Fifi: Këtë gjë e kam bërë unë, nuk kam parë asnjë që të bëjë diçka për përdhunimin e 11-vjeçares. Por kjo nuk po merr njeri asnjë masë që kjo gjëja mos të ndodhë më. Veç me poste në Instagram e Facebook.

Zhaklina Lekatari: Kemi 10 vite që merremi me këtë punë.

Folësja: S’ka problem e kuptoj anën emocionale. Na dh emb zemra për një vajzë që e kanë pë rdh unu ar 5 plehra.

Fifi: Midis Prishtine ku jam rritur unë. Motra ime, mbesa jeme. Nuk dalin dot në qytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mi tur, kanë dh un uar e pë rd hu nu ar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arr est uar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *