Sapo i zuri vendin Gledis Nanos, drejtori i Policisë bën reagimin E BUJSHËM

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj, kërkon rihapjen e basteve. Në dëgjesën publike, Vocaj sugjeroi rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se po diskutohet vetëm për bastet online dhe jo hapjen e sallave. Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve.

“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit. Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar është i pamundur. Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *