Sporti në zi! Ndahet nga jeta në mes të fushës trajneri i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ish-futbollisti dhe trajneri i moshave në Gramsh, Mentar Dermyshi është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Mentar Dermyshi mbylli sytë pikërisht në një fushë sportive, teksa po stërviste në fushë moshat e Gramshit.

Mësohet se ka pësuar infarkt dhe e ka bërë të pamundur për mjekët që ta rikthenin në jetë. Dermyshin që ka qenë kontributor i madh në futbollin e qytetit si sportist dhe trajner.

“Lajm i trishtë!

Sporti në Gramsh në zi!

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur, pas një infarkti ish- futbollisti e trajneri i moshave në Gramsh, Mentar Dermyshi ( Takja), sot pasdite në fushën e stërvitjes në Gramsh!

Ngushellimet më të sinqerta familjes, shokëve e miqëve!”, njoftohet në një faqe online të Gramshit.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *