Bastet/ “Ne ua dimë targat”, Artan Hoxha nxjerr videon e Ramës që po bën namin e rrjetit

Gazetari Artan Hoxha, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka komentuar një video të kryeministrit Rama në fushatë, ku kërcënon ‘drejtorin’ e lojërave të fatit.

Hoxha shkruan: “Patronazhimi”, e di jo vetëm makinën, por edhe targën… Meqë e di, se në çfarë makine lëvizte ai “drejtori” i lojërave të fatit!!!! Madje u dije dhe targën e makinës….!!!!

Zamet e ke, kontrolloje njëherë sinjalin, se mos të kane dërguar haber, ku e ka çuar ajo skuadra, që përdor uniformën e forcave speciale…

Në fund të fundit, ke një detyrim, ligjor dhe moral, të na thuash çfarë fati pati ai, “drejtori” i lojërave të fatit… Kur them “ti”, jo “regjimi ….por “patronazhimi”…. (“Los Pepes” made in Albania) Çeshtje fati shkoi kjo pune, apo nuk i hape dhe bastet online tani… (Kur dhe pse është bërë kjo deklaratë ndaj Ervis Martinajt, do e tregojmë më vonë).

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *