Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi komunikoi shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Policisë së Shtetit, tashmë i zhv eshur nga uniforma blu, ish-kryepolici drejton një letër publike për të gjithë kolegët dhe v artësit por edhe bashkëpunëtorët dhe partnerët.
Teksa vlerëson punën e bërë në krahun e uniformave blu, Nano thotë se gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh, gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh fr ikë dhe se më e zgjuara në botë është përpjekja të qenit një person me moral.
“Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten”.
Më tej ai citon Konfucin dhe thotë se, “Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem”.
“Pikërisht në ditën e sotme, në fjalën time falënderuese për gjithsecilin prej jush, nuk kam ndërmend aspak të bëj një analizë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përkundrazi atë mund ta bëjë fare mirë dhe lehtësisht secili prej jush, çdo profesionist me përvojë brenda apo jashtë radhëve të policisë si edhe çdo qytetar i thjeshtë, i cili beson tek autoriteti i policisë, sikurse Policia e Shtetit, beson dhe mbështetet tek integriteti i gjithsecilit prej anëtarëve të komunitetit.
Në punën time, nuk më ka mjaftuar vetëm përvoja e fituar nga vitet por edhe modelet e ndërtuara nga shumë prej personaliteteve madhorë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku njëri prej tyre mbetet edhe një nga mendjet më të ndritura të politikës botërore; Shimon Peres.
Prej tij kam mësuar dhe nuk e kam harruar për asnjë çast thënien se: “Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh fr ikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”, shton ndër të tjera Nano.