Gëzohuni tani! Merret vendimi I MADH, ja ç’po ndodh me karburantin në vend

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish çmime të reja për shitjen me pakicë dhe shumicë të çmimeve të karburanteve në Shqipëri.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës është ulur në 232 lekë/litri nga 237 lekë/litri që u vendos ditën e djeshme. Ndërkohë çmimi i benzinës është ulur në 192 lekë/litri nga 196 lekë/litri që u vendos një ditë më parë.

Njoftimi i Bordit:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *