Shteti nxjerr prapaskenat: Hysenbelliut nuk realizoi asnjë kusht të lejes që të dha Rama, përvetësoi 4 mijë m2 plazh publik

Ministria e Brendshme i është përgjigjur Irfan Hysenbelliut që më herët publikoi një dokument përmes të cilit pretendon se tregohet ligjshmëria e ndërtimit të pishinave në “Prestige Resort”.

Në reagimin e saj, ministria shkruan se leja në fjalë ka qenë me kusht që vetëm kur të plotësoheshin dokumentacionet tekniko-ligjor dhe të paguheshin taksat përkatëse do të niste ndërtimi, por që nuk janë plotësuar nga Hysenbelliu.

Pra, Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve ti kthejë plazhin publik që ka zaptuar, si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave.

Sipas ministrisë, aksioni i IMT-së që ka nisur këtë mëngjes, është i ligjshëm.

“Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit.

Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave,”- shkruan Ministria e Brendshme.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *