Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një 43-vjeçar është bërë personazhi kryesor i mediave ditën e sotme, teksa ka marrë pe ng qiramarrësin e banesës së tij, duke e lidhur dhe më pas kërc ën uar se do ta dje gë të gjallë.
Sipas raportimit të mediave, agresori e mori peng dhe e dërgoi në një fushë të papunuar, ku e ka lidhur dhe spërkatur me ben zinë, ndërsa më pas ka marrë një çakmak për ta kërc ën uar se do ta digjte të gjallë.
“Ti shkoje me ish-in tim, tani kjo do të ndodhë”, mësohet ti ketë thënë 43-vjeçari qiramarrësit të tij.
Sipas Il Messaggero gjashtë muaj më parë, 43-vjeçari i dha me qira banesën përdhese të shtëpisë së tij 53-vjeçarit nga Aleksandria, i cili kishte ardhur me partneren dhe djalin e tij. Zona është ajo e Infernetto, pranë plazhit të Castel Fusano, në periferinë romake.
Të enjten më 1 shtator, pronari telefonon qiramarrësin në telefon dhe i kërkoi që ta shoqërojë në fushë me një justifikim të parëndësishëm dhe aty mori jetë ngjarja e rëndë.
Burri pretendoi se qiramarrësi ishte përgjegjës për ndarjen e tij me ish-partneren por në realitet, siç shpjegon gazeta, kanë qenë problemet e tij personale ato që kanë sjellë fundin e lidhjes.