Konspiracionisti Alfred Cako sezonin e ri nuk do të jetë më pjesë e Top Channel, por do e shohim me një emision të tij në RTV Ora.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Alfred Cako në një intervistë për këtë televizion duke zbuluar se emisioni i tij do të quhet “Jashtë Matriksit”.
Ndryshimet e politikës në Shqipëri,marrëdhëniet mes Turqisë e Greqisë e shumë çështje të tjera do të gjejnë hapësirë në emisionin e Alfred Çakos.
Alfred Cako: Synoj që brezin e ri ta mësoj dhe të ndikojë për ta edukuar në dy drejtime, së pari të mësojnë shkaqet e historisë që mesa kemi mundësi të përpiqemi të mos përsëritim gabimet, dhe e dyta është fakti që mua më pëlqen që rinia jonë – duke mësuar se çfarë ndodh në skutat ku merren vendimet e politikës botërore, – të jenë të ditur të mençur.
Që të rinjtë që do të marrin postet e administratës dhe drejtimin e shtetit shqiptar, duke pasur informacione se çfarë ndodh dhe duke ditur historinë se nga vjen raca shqiptare, askush nuk mund të vij të na trysnojë ne.
Mendoj se ky është shekulli i shqiptarëve për shumë shkaqe dhe mendoj se këtë do e kem një nga temat e emisionit. Mendoj se është 10-vjeçari i shqiptarëve, do të ketë një riformësim të Ballkanit, ku në ndryshim nga shekulli i kaluar pesha politike e shqiptarëve në rajon do të rritet. Qeveritë shkojnë e ikin, kombi ngelet.