Thellohet dhimbja pas a ksidentit të ndodhur në Statale 16 në Viserba ku humbi jetën Simone De Luigi, 18 vjeç, i cili drejtonte një motor skuter.
Pas një javë përpjekjesh dhe mundimi të cdo mjeku, humbi betejën edhe Giada Pensierini, 16-vjeçarja që ishte pasagjere me shokun e saj.
Përcjellja e Simones për në banesën e fundit u bë të shtunën e kaluar, në Sanctuary of Valdragone. Ndërsa nesër, në orën 15:30, në kishën e San Giuseppe di Gualdicciolo, do të bëhet dhe ceremonia mortore e 16-vjeçares.
Familja autorizoi heqjen e organeve të vajzës të cilat do të dhurohen për të shpëtuar shumë jetë të tjera, u shprehen familjarët.
Ndërkohë, policia rrugore e Riminit, po kryen hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Kjo ngjarje ka shkaktuar një mërzi dhe tr ishtim të thellë te të gjithë, duke parë moshën e re të dy v ikt imave, që ishin në lule të jetës.