Autoritetet në Sllovakinë lindore u kanë kërkuar banorëve të jenë të kujdesshëm pasi një tigër u pa në një zonë kufitare gjatë fundjavës, sipas mediave të huaja.
Tigri kishte ikur nga një rritës privat në qytetin e Strychava në Ukrainën fqinje.
Të dielën, parku kombëtar Poloniny shkroi në Facebook se kurthe fotografike kishin regjistruar praninë e tigrit pranë tre qyteteve sllovake.
Qyteti i Ulicit u kishte thënë qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet e tyre jashtë dhe të mos rrezikojnë.
“Në rast se shihni një kafshë, telefononi policinë ose kryetarin e fshatit”, thuhet në postimin në Facebook.