Një grua në kryeqytet ka vd ek ur në rrethana të dyshuara si vetëvarje me litar, e ndërsa burri i saj ka fshehur faktin dukë njoftuar familjarët për vd ek je natyrale. Por teksa është zbuluar e vërteta ai ak uzohe t për shkaktim të vetëvr as jes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Frutikulturë të Kamzës, ku bashkëshorti i së ndjerës, Shefqet Lika, nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por ka njoftuar familjarët e 55-vjeçares si dhe kishte bërë gati të gjitha procedurat e va rrimit.
Duket se kjo nuk është besuar nga familja e viktimës dhe ata kanë njoftuar autoritetet.
Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Shahe Lika, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara.
Hetimet janë bërë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëv arur shtetasja Shahe Lika, ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Shefqet Lika nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por ka bërë gati të gjitha procedurat e va rrimit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Kr ime ve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:
– Shefqet Lika, 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëv ras jes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.