Një biznesmeni shqiptar në Greqi që rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh, është gjetur sot i pajetë.
46 vjeçari është vr ar ë nga një pronar hoteli në ishullin e Rodosit, i cili tashmë është arr estuar.
Pronari i hotelit pranoi vr as jen e tij dhe më pas tregoi para autoriteteve se ku e kishte lënë trupin. Trupi i pajetë i 46-vjeçarit Topalli u gjet në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos, ndërsa dosja do t’i kalojë sot Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.
Mediat greke shkruajnë se Xhani Topalli, banues prej më shumë se 20 vjetësh në Rodos ishte zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me një hotelier 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.
Ishte vetë ky i fundit që çoi policinë tek viktima, duke pranuar autorësinë e vr a sj es së biznesmenit shqiptar të cilin e kishte mb ytur.