Tërmeti i fuqishëm 6.6 ballë, raportohet për 65 humbje jete në këtë vend

Tërmeti i fuqishëm 6.6 ballë që tro ndi ti Kinën ka sjellë numër lartë te humbjeve te jetes, teksa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 65.

Lëkundjet u ndjenë në orën 13:00 me orën lokale në provincën Sichuan dhe ishin me thellësi prej 6 miljesh.

Lëkundjet e mëdha shkëputën linjat e telekomunikacionit dhe shkaktuan rrëshqitje dherash që sollën “dëme serioze”.

Ndërkohë rreth 21 milionë njerëz në kryeqytetin e Sichuan, Chengdu, javën e kaluar u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rregullave të Covid.

Epiqendra e tërmetit ishte në Luding, një qytet në një rajon të largët malor që ndodhet rreth 226 km në jugperëndim të Chengdu.

“16 persona të tjerë u zh dukën dhe 50 u pl agosën,” raportuan autoritetet.

Lëkundjet tro nditën ndërtesat në Chengdu dhe në mega-qytetin fqinj të Chongqing, duke lënë rrugë të bllokuara dhe duke ndërprerë linjat e komunikimit në zonat ku jetojnë më shumë se 10,000 banorë.

Goditjet detyruan gjithashtu disa termocentrale të mbyllen në zonat e Garze dhe Ya’an, tha CCTV.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *