‘Është në dijeni Gledis Nano’, gazetarja jep informacionin e bujshëm për Ervis Martinajn

Gazetarja Anduena Llabani thotë se i shumëkërkuari, Ervis Martinaj është larguar me makinë policie pas ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018 në kryeqytet, ku humbi jetën Fabiol Gaxha.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Llabani u shpreh se Martinaj u jepte hua biznesmenëve të ndërtimit në Tiranë dhe Vlorë.

“E dini që në ngjarjen e bllokut, Ervis Martinaj është larguar me makinë policie? Ervis Martinaj nuk luante vetëm lojëra fati, xhironte miliona para se jepte hua, ua jepte biznesmenëve që merren me ndërtime në Tiranë.

Këtë informacion Gledis Nano e ka pasur. Nuk mundet që një njeri i vetëm, pavarësish frymës që mund të ketë, ta bëjë i vetëm.

Ka dhe informacion që drejtues të lartë të policisë, merrnin para për të gjithë drogën që hynte dhe dilte nga Porti i Durrësit”, theksoi ajo.

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish-Bllok gjatë një përpIasjeje me a* më humbi jetën Fabiol Gaxha, ndërsa u pI agosën Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *