Gazetarja Zilie Feçi, e ftuar në Breaking sqaroi se operacionet e Policisë do vijojnë të dekonspirohen përderisa institucioni nuk është i pavaruar.
“Policia jonë është e ndërlidhur me politikën.”- u shpreh Feçi.
Zonja Feçi shtoi më tej se ekzistojnë pikëpyetje pas shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano.
“Çfarë do të thotë shkarkim për mos përmbushje të objektivave? Nano nuk qëndroi as edhe një vit, në drejtim të Policisë.
Madje gjatë 2 viteve janë ndryshuar 18 drejtorë. Në letrën e lamtumirës së Nanos, si shprehu se nuk kishte pasur mundësinë të punonte i lirë. Mënyra se si ka folur ministri Çuçi dhe letra e Nanos u pa se kishte diçka që nuk shkonte.
U përpoq që të zbutej situata duke i kërkuar shkarkimin, por duket se ai nuk e pranoi. Të shkarkohet një drejtor i Policisë është më e rëndë se sa të dorëhiqet”.
Në lidhje me pasardhësin e Nanos, Muhamet Rumbullaku, Feçi u shpreh se ai është një drejtues që e njeh më shumë Policinë.
“Rumbullaku ka informacion mbi gjendjen në Polici si edhe për efektivët që mund të jenë të inkr imi nuar. Kr i mi ka aparatura më të mira në disa herë se sa shteti, kjo i bën ata më të fuqishëm.”
Në lidhje me zhd ukjen e Ervis Martinaj, Feçi tregoi se operacionet e Policisë janë angazhuar me kërkimet në disa qytete të Shqipërisë, së fundmi edhe në Vlorë.
“Ervis Martinaj është një nga kr im ine lët më të fortë dhe që për shkak të pasurisë së tij, ai mund të blinte çdo efektivë apo drejtues policie. Për këtë arsye mund të jemi duke kërkuar edhe në drejtimin jo të duhur.”