Si deklaroi të saktë një muaj para origjinën e suImit kibernetik eksperti Karamuço (VIDEO)

Ditën e sotme Qeveria mori vendimin ekstrem ndaj Iranit, ku u vendos ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Iranit dhe largimi i menjëhershëm i trupës diplomatike nga vendi jonë.

Ndërkohë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka thënë një muaj përpara se dyshohet që të jetë kryer nga dy organizata hakerimi nga Irani ku ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Open”.

Sipas ekspertit Karamuço sulmi kibernetik lidhet me muxhahedinët e strehuar në Manzë dhe është realizuar pasi Irani e konsideron Shqipërinë një shtet armik.

Ervin Karamuço: Ka një propagandë shumë të egër që vjen nga Irani. Irani ka kohë që na konsideron vend amiqësor. Ata kanë dy grupe. Black Shadoë dhe Deus që edhe në Amerikë janë konsideruar si grupe kibernetike. Besohet se edhe sulmi ndaj sistemeve tona ka ardhur nga Irani, nga këto dy organizata, që kanë lidhje edhe me Rusinë.

Pikëpyetja është nëse këta tentuan të godasin sistemet tona apo të përvetësojnë informacione nga sistemi ynë dhe të na vendosin gjobë. Në shumicën e rasteve këto dy grupe përdorin gjobën virtuale, i inkriptojnë dhe kërkojnë gjobë.

Gjëja më e mirë që ka bërë qeveria shqiptare edhe në bashkëpunim me agjencitë partnere ka bërë një shut-doën total të sistemit. Ka kosto të lartë ky sistem. Ne jemi në kulmin e një lufte hibride. Mos e prisni në forma të tjera por në këtë linjë.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *