Pas sulmit kibernetik, qeveria shqiptare mori vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, duke e akuzuar si fajtor dhe me prova të forta, sipas kryeministrit Rama.
Edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke deklaruar se ishte drastik, por sulmi ishte i paprovokuar. Më tej Xhaçka shton se Shqipëria është konsultuar me aleatët e NATO-s si dhe partnerët Europiane.
‘Shqipëria ka ndërprerë sot marrëdhëniet diplomatik me Republikën Isalmike të Iranit si një kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik që ndodhi në korrik. Ishte një sulm i paprovokuar pa asnjë shkak kundër një vendi anëtar të NATO-s si dhe kandidat në BE. Ky përbën një hap drastik, por për fat të keq agresivitetin i sulmit dhe faktin që ky sulm ishte i paprovokuar nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër. Jemi konsultuar me aleatët në NATO si partnerët Evropiane. U kemi kërkuar mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë dhe për të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë.’- tha Xhaçka.