Një 38-vjeçar shqiptar në Itali ka humbur jetën pasditen e djeshme në spitalin Santa Chiara të Trentos.
Sokol Mazija pak orë më parë ishte go ditur nga një sëmundje teksa ishte duke punuar në një kantier, ku ai u rrëzua papritur në tokë dhe kolegët e tij menjëherë dhanë al armin.
Megjithëse u transportua direkt me helikopter në gjëndje shumë të rëndë drejt spitalit, për fat të keq 38-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe disa orë pasi mbërriti në Santa Chiara, zemra e tij ndaloi.
“Është një makth nga i cili nuk mund të zgjohemi. Tani prehu në paqe, diell. Të gjithëve do të na mungosh”.
Këto ishin fjalët e disa miqve të punëtorit 38-vjeçar Sokol Mazija, i cili jetonte në Vigolo Vattaro. Sokoli ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël.