Mes yjeve botërore si Georgina Rodriguez, Hillary Clinton, Harry Styles, ftuar në “Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia”, ishte edhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani.
Kjo përvojë e ka kthyer pas modelen tek një festival i shkollës, ku ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku duket shumë e vogël, duke kënduar në skenë.
“Nga festivali i Venecias te festivali në San Giovanni Rotondo. Mami Linda ma tregoi këtë foto që kam kënduar dhe kërcyer në festivalin e shkollës. Nuk e di se çfarë këndoja sepse “parfumi im” nuk kishte dalë akoma. Kaq kisha,” ka shkruar Beniada krahas postimit.
E ndërsa më tej Beniada hodhi edhe një ngacmim për fansat e saj: “Shihemi së shpejti me një këngë.”
Më herët kujtojmë që modelja zbuloi se ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde.
Po ashtu publikoi edhe një video në Instagram ku shihej me një fustan të zi të gjatë. Fustani ishte stil bust dhe kishte një të çarë në njërën këmbë që e bënte atë të dukej edhe më s*ksi.