Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku bëhet me dije se i riu ka ndërrur jetë në spital.
35-vjeçari është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në “Astir”.
Fillimisht u tha se ai ka rënë aks ident alisht, por sipas Policisë dyshohet se është vetëhedhur.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar atë të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.