Lajm i madh për Armina Mevlanin dhe Shkëlzen Berishën, ja detajet e bujshme

Blogerja Armina Mevlani ka dhënë një lajm të ëmbël lidhur me marrëdhënien e saj me Shkëlzen Berishën. Armina e ka konfirmuar dje në emisionin “Goca dhe Gra”, se dashuria mes tyre do të kurorëzohet, teksa tregoi edhe detaj të tjera nga dasma e shumëpritur.

Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”- tregoi Armina.

Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”- tha Mevlani.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *