Politikani britanik nxjerr videon: 5 mijë shqiptarë po presin në Francë që të vijnë në Britani, ja arsyeja

Politikani britanik Henry Bolton ka dalë në faqen e tij në Twitter për të deklaraur valën e madhe të shqiptarëve që po tentojnë të hyjnë në Britaninë e Madhe.

Bolton, i cili ka shërbyer si këshilltar i qeverisë shqiptare, dhe për gati një vit ka qenë kryetar i partisë UKIP, thotë se e njeh mirë situatën në vendin tonë.

Ndaj, sipas tij nuk ka arsye që shqiptarët të aplikojnë për azil në Britani.

Ai thotë se 5 mijë shqiptarë ndodhen aktualisht në Francë, në pritje për të hyrë drejt Britanisë.

“Shqipëria është një vend i sigurt.

Kam qenë edhe këshilltar në Qeverinë Shqiptare duke u marrë me situatën atje.

Fakti është që Shqipëria tani është vend anëtar i NATO-s, është në bisedimet për anëtarësim në BE, është vend anëtar i OSBE, është anëtar i Këshillit të Evropës.

Nuk ka asnjë bazë apo dicka tjetër për ne që të mirëpresim kërkesat për azil nga shqiptarët.”

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *