Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian. Lajmin e dha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla.