UItimatumi i Ramës! Orët e fundit të ambasadës iraniane, ja çfarë po ndodh

Diplomatët iraniane duhet të boshatisin ambasadën iraniane dhe të largoehn nga vendi ynë para orës 12:30 të kësaj të enjteje. Qeveria shqiptare ndërmori vendimin ekstrem dhe njoftoi një ditë më parë se ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Vendim vjen pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se sulmi ka ardhur nga Irani, tashmë vend jo mik me Shqipërinë.

Gjatë natës, u bënë lëvizje të herëpashershme në ambientet e ambasadës. Një kamionçinë solli një fuçi ku u dogjën dokumentet, pasi iranianët nuk mund t’i marrin me vete. Diplomatët kanë vazhduar me përgatitjet e tyre, ndërkohë që pritet të shohim nëse ata do të largohen në kohë nga Tirana.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *