Avokat Ngjela përgëzon kuksianët: Nderuan nënën Mbretëreshë, na nderuan edhe neve!

Edhe avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me qëndrimin që mbajtën kuksianët në Britani për vdekjen e Mbretëreshës.

Avokati thekson se kukasianët nderuan jo vetëm Nënën Mbretëreshë por edhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Më tej ai citon edhe një thënie të filofozit grek Aristotel se ‘mirënjohja është virtyti më i madh i njeriut të qytetëruar’.

“Bravo kuksianet! E nderuan Mretëreshën e Britanisë në një mënyrë tërësisht humane. Mirënjohës për ndihmën që u dha Britania dhe Mbretëresha Elisabeth në këta 20 vite, si emigrantë të punësuar.

Një ndihmë e madhe ka qenë kjo për një popull të varfër që me burimet e tij i jepte energji elektrike gjithë Shqipërisë dhe vetë jetonte në varfëri ekstreme.

Bravo! Na nderuat të gjithëve me qëndrimin tuaj të një moraliteti të lartë në funebrin e Mbretëreshës së Britanisë, e cila ndërroi jetë dje në datën 08 shtator 2022. Mirënjohja, na ka thënë Aristoteli, është virtyti më madh i njeriut të qytetëruar.

Vlerë shumë të madhe morale treguan këto ditë banorët e Kuksit. Ata treguan edhe një herë, si në shekuj, që janë një shoqëri me moral shumë të lartë.

Vlerësim për ta, që i dhanë vlerë shoqërore të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen” – shkruan avokat Ngjela.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *