Ç’po ndodh? “Paralizohen” pikat kufitare në Shqipëri, mesazhi i pazakontë shfaqet në kompjuterat e punonjësve

Që prej orës 20:00 të ditës së premte nuk punon sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës.

Rrjeti i Policisë së Shqipërisë ka rënë dhe raportohet se të gjithë kompjuterat por shfaqin një mesazh që thotë: “Shqipëria po vuan dhe do të vuaje ende përkrahjen që i ka dhëne iranienëve të MEK”.

Ende nuk dihet shkaku i bllokimit, por policia ka bërë të ditur se po punon me regjistra me dorë për regjistrimin e hyrje daljeve nga kjo pikë kufitare.

E njëjta situatë është edhe në Kapshticë ku prej më shumë se 12 orësh raportohet i njëjti problem. Deri më tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *