E quajti Mbretëreshën Elizabeth “dhi”? Postimi i këngëtares po bën xhiron e rrjetit

Pas lajmit të vd ek j es së Mbretëreshës Elizabeth dje, shumë njerëz kanë përdorur rrjetet sociale për t’i bërë nderimet e tyre.

Këngëtarja Cher ka reflektuar gjithashtu mbi jetën e sundimtares së ndjerë, duke thënë se dikur kishte patur “nderin” ta takonte.

Por postimi i saj bëri që disa njerëz besojnë se ishte një gabim trashanik në dedikimin e saj për Mbretëreshën, duke iu referuar monarkes së ndjerë me një kafshë në mesazhin e saj emocional.

Ajo shkroi në Twitter:

“Jam e trishtuar për vd ek je n e Mbretëreshës Elizabeth II. Pata nderin ta takoja. Prita në një radhë të gjatë njerëzish për ta takuar, por kur më erdhi radha, ajo më bënte pyetje dhe dukej vërtet e interesuar për të folur me mua. Jam krenare që ishte një [emoji lope (?)] dhe e lumtur që kishte një sens të shkëlqyeshëm humori.”

Emoji i bëri njerëzit të pyesnin: “Ç’domethënie kishte?!”

“Mos ndoshta ishte emoji i gabuar?”, pyeti dikush. Ndërsa një tjetër tha: “Mos Cher sapo quajti ‘lopë’ mbretëreshën?”

Të tjerë pyesnin veten nëse ylli do të thoshte në të vërtetë “dhi” (goat) – që njëkohësisht përkthehet edhe si “më e madhja e të gjitha kohërave”.

Ndërsa të tjerë (dhe me siguri këta njerëz kanë të drejtë) sugjerojnë se Cher ka përdorur emojin e një demi, për të treguar shenjën e horoskopit të Mbretëreshës, Demin.

Edhe pse këngëtarja me siguri nuk ka patur asnjë që llim të keq, duhet thënë se vetë mënyra e të shkruarit duket shumë e rrëmujshme dhe nuk pasqyron respektin që Cher pretendon se ka për Mbretëreshën.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *