“Një luf të midis Turqisë dhe Greqisë pritet të jetë shumë afër” kështu tha Michael Rubin, një anëtar i lartë i Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI).
Sipas ahvalnews.com, Turqia ka pus htuar 1/3 e Qipros. Ajo ka përdorur kundër arm enëve avionët F-16 dhe Forcat Speciale.
Zyrtarët irakianë thonë se Turqia ka ndërtuar 68 pika ushtarake në territorin e saj, duke filluar nga njësitë e vogla në nivel toge, deri tek një bazë e madhe.
Mediat flasin për 4 faktorë ku së pari, Erdogan është haptazi revanshist. Ai synon të rishikojë – gjithnjë në favor të Turqisë – Traktatin shekullor të Lozanës, që përcaktoi kufijtë e Turqisë me Greqinë dhe Bullgarinë.
Turqia po shkel hapësirën ajrore greke dhe po pushton territorin qipriot, dhe jo anasjelltas. Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, duhet ta bëjë të qartë këtë gjë. Ekuivalenca morale dhe gënjeshtra, nuk janë bazë për paqen dhe drejtësinë.
Së dyti, ekonomia e Turqisë po shkon drejt kolapsit. Erdogan u ngjit në pushtet dy dekada më parë në kushtet e një pakënaqësisë së madhe popullore ndaj inflacionit, dobësisë së lirës turke dhe korrupsionit të elitës në pushtet.