Shirat e denduar kanë shkaktuar probleme të shumta në Shkodër, ku mungesa e pastrimit të kanaleve në zonën e Bleranit të Bardhajve duket se ka sjellë dëme edhe në banesat e banorëve.
Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, duken qartësisht në pamjet e mëposhtme, e ndërsa banorët hedhin ak uza ndaj shtetit për mungesë ndërhyrje dhe ndihen të pasigurtë në banesat e tyre.
Edhe Pedonalja e Shkodrës, mbrëmjen e djeshme i ka ngjarë një lumi të rrëmbyeshëm për shkak të mos funksionimit dhe mos përballimit të reshjeve nga kanalizimet.
“Ka ardhur stuhia, 1 me e gjysmë ka këtu, ç’ka pasur Brenda në shtëpi i ka dëmtua, ka shembull avllinë, më ka marrë makinë, 30 vite nuk ka pastruar shteti kanalet, i kam marrë policinë më ka thënë nuk ka punëtor, s’mundem të vijë, kështu nuk i kemi pasur kurrë, e ka marrë makinë e ka spostuar 20 metra, apeli im është të pastrojë kanalet dhe ndihma”, tha një banorë.
“Dëmet janë të mëdha. Ka prishë avllinë, ka faj shteti që s’ka pastruar kanalet, në shpi ca ka pasur Brenda ka shkuar dëm, 2 makinat e shtëpisë janë dëmtuar. Nja 30 familje janë dëmtuar, ka ndodhur edhe 2-3 herë të tjera, jo kaq shumë, reagime s’ka pasur, apeli jonë është që të na punojë këto kanale, të reagojë, mos të rrijë duar kryq se kur janë votat vijnë”, tha një tjetër.