E FUNDIT/ Irani suImon Shqipërinë, jepet aIarmi: Ç’po ndodh në kufij

Një tjetër sulm kibernetik është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, sipas të cilit, sulmi është kryer po nga Irani. Ai tha se punohet për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”.

Kujtojmë që prej më shumë se 12 orësh në pikat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë nuk funksionon sistemi i përpunimit të të dhënave, duke bërë që puna të vijojë me regjistrat e dorës.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *