Djali ndahet nga gruaja, nëna nuk e lë në shtëpi: Ose sill nusen me fëmijët ose ik dhe ti

Ka rinisur sonte rubrika “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diela shqiptare”. Te zonja Eni, sonte ka ardhur një rast i jashtëzakonshëm. Zoti Shkëlqim ka thirrur nënë e tij në gjyq, pasi nëna do që ta nxjerrë nga shtëpia. Zonja Sheje, nëna e Shkëlqimit, mes lotëve tregon se ajo e ka marrë këtë vendim, pasi ai është ndarë nga gruaja dhe kjo e fundit është larguar së bashku me fëmijët.

Gruaja e Shkëlqimit, zonja Rudina, në Prill të vitit 2022 ka kërkuar urdhër mbrojtje duke pretenduar se zotëria e ka dhunuar dhe është larguar nga shtëpia së bashku me tre fëmijët. Shkëlqimi ka 6 muaj pa i parë tre fëmijët ndërsa nëna e tij do që ta nxjerr nga shtëpia, pasi e quan shkaktarë të prishjes së familjes, sipas saj ai nuk duhet ta linte nusen të punonte.

Shkëlqimi: Unë sot kam ftuar këtu përball mamanë time se po më nxjerr nga shtëpia për faktin se më ka ikur gruaja me dy kalamajtë nga shtëpia.

Zonja Sheje: Po të largoj mor djalë se i thonë tre kalamaj, ka 5 muaj, prandaj o bjer fëmijët të me nusen në shtëpi, o ik edhe ti. Ç’të dua ty unë pa fëmijët? Për ça të dua?

Shkëlqimi: Po nuk e hoqa unë o nëne. Iku vetë. Zonja Shaje Nuk e di atë ta gjesh ti. Shkëlqimi: E çova në punë për më të mirë.

Zonja Sheje Mos e çoje në punë se të mungonte port të ngrënë a për të veshur a? Çfarë të mungonte në shtëpinë tënde? Shkëlqimi: Po ça të bëjë unë? Zonja Sheje: Atë më të mirën të kishe bërë, mos ta çoje në punë.

Eni Çobani: Ça ka ndodhur Shkëlqim se të shikoj të emocionuar? Shkëlqimi: Unë isha në Gjermani… Zonja Sheje: Janë tre fëmijë edhe nusja katër, janë 4 thka në zemrën time.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *