Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA.
Një grua me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në lagjen Bronx të Nju Jorkut.
Kjo e fundit mësohet se është përp lasur nga një makinë pranë shtëpisë së saj.
E ndjera është identifikuar si Paulina Nrecaj, 59-vjeçe.
Shqiptarja kishte dalë nga shtëpia për të blerë pica kur u go dit nga një makinë teksa ecte në trotuar.
Nrecaj, u g odit nga një Lexus SUV gri përpara shtëpisë së saj në Bronxdale Ave, në orën 18:30 të së premtes.
Nëna e tre fëmijëve u dërgua në Spitalin Jacobi, ku humbi jetën pasi iu nënshtrua një operacioni.