Armina Mevlani bëri me dije një javë më parë, se më në fund këtë shtator do të martohet me Shkëlzen Berishën, me të cilin ka mbi 10 vjet e lidhur.
Ajo ka dhënë ndërkohë së fundmi, edhe detaje nga dasma. Në dasëm do të ftohen mbi 200 vetë. Por ajo që ka rëndësi, është fakti se dasma, ndryshe nga sa ishte raportuar se do të bëhej jashtë Shqipërisë, në fakt do të mbahet në periferi të Tiranës, në Ndroq.
Kjo, ndoshta edhe prej faktit se familja Berisha, është paralajmëruar se do të shpallet “non grata” edhe nga vendet e BE-së.
“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi ajo në “Goca dhe Gra”.
Më tej, Armina tregoi se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Ajo theksoi se Vivienne Ëestëood ka qepur një fustan enkas për të.
“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Ëestëood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, u shpreh blogerja.