Greta Koçi ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh në pamje dhe duhet thënë se gati nuk njihet. Greta ka hequr dorë nga flokët e zeza që i ka mbajtur prej vitesh.
Këngëtarja është shfaqur sot me një ngjyrë të hapur flokësh, që i shkon shumë. Kjo është hera e parë që Gretën e shohim me flokë kaq të hapura dhe komplimentat kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj.
Kur përmendim Greta Koçin, të gjithë kujtojmë batutën e famshme për moshën se “Greta ka vite që thotë jam 16 vjeç”. Por ka kaluar shumë kohë që kur ajo batutë përdorej pothuajse nga të gjithë, por këngëtarja e ka rikthyer sërish në vëmendje.
Këngëtarja është shumë aktive në TikTok dhe së fundmi ka realizuar një video ku përdor një “sound” që ka të bëjë me këtë batutë. “Moj ti çupë sa vjeç je? Unë moj, po unë jam Greta Koçi moj, 16 vjeçe”, thotë këngëtarja përmes videos që ka ndarë.
Greta Koçi konfirmoi disa kohë më parë se është martuar. Këngëtarja jeton në Austri me partnerin e saj, të cilin ka vendosur qe ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen me një video që ka publikuar në TikTok.
Ajo ka zgjedhur videot gazmore në TikTok për të treguar se bashkëshortin e ka “shumë të mirë.” “Më pëlqejnë të gjitha. Burrin e ka shumë, shumë të mirë”, dëgjohet në sfond. Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi se është martuar gjatë një interviste që dha për “Abc e pasdites”.