“Supermeni’ shqiptar: Nusen e gjeta në ajër, s’ta bën kush qejfin si ajo

A duhet të ruhet tradita, siç është ajo e krijimit të pajës së nuses që ta marrë me vete në shtëpinë e burrit? Kjo është tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan dhe gazetari i terrenit Reinaldo Bregu doli për të mbledhur mendimet e qytetarëve. Një prej tyre, i njohur në rrjetet sociale si “Supermeni i Tropojës”, spikati me një opinion dhe sugjerime interesante.

Reinaldo Bregu: Këto nuset e sotme përse nuk çojnë pajë te burri kur martohen, si e shikon ti? Supermeni: Ça janë ato? Reinaldo Bregu: Nuset. Ti je i martuar apo jo?

Supermeni: Jam i martuar, kam edhe një djalë një vjeç e gjysmë. Reinaldo Bregu: E ta kesh me jetë. Kur u martove, a erdhi nusja me pajë? Pajë janë ato rrobat…

Supermeni: Jo, e kam marrë rastësisht kështu fluturim në ajër si Supermeni se unë jam Supermeni dhe nusen e kam marrë në ajër, e kam çuar deri në Shkodër te shtëpia e saj.

Reinaldo Bregu: Sa fantastike! Tani mua më bëhet qejfi që ti… Supermeni: Për gjithë rininë kënaqësia më e madhe është martesa sepse sikur ta bën qejfin nusja, nuk ta bën as dashnorja, askush tjeter.

Reinaldo Bregu: Eh të keqen çfarë mesazhi! Supermeni: Plus edhe është malli jot, e di se ku i ka defektet. Reinaldo Bregu: Bravo! Eh ta lumsha moj demokraci!

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *