Kryeminisrtri Edi Rama është takuar këtë të martë me homologun Albin Kurti në Tiranë.
Dy kryeministrat janë parë në ambientet e vilës qeveritare 31, e ndërsa takimi ka qenë i papritur.
Ende nuk dihen arsyet e takimit të tyre, por vihen re masa të mëdha sigurie të marra për mbarëvajtjen e takimit.
Kurti sot u largua në mes të konferencës për media pas takimit me këshillin grevist duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.