Shpërthimi masiv i vullkanit Hunga Tonga–Hunga Ha’apai në janar, në Tonga, në jug të Oqeanit Paqësor, sipas një studimi të ri të botuar në “Nature”, ishte më i madhi që nga shpërt himi i malit Pinatubo, në Filipine, në vitin 1991, dhe shpërt himi më i madh i regjistruar ndonjëherë nga instrumentet.
Hulumtimi nga vullkanologët Michael Cassidy (Universiteti i Birmingemit) dhe Lara Maní (Universiteti i Kembrixhit) llogarit se ka një në gjashtë mundësi për një shpërthim të madh vullkanik gjatë këtij shekulli dhe ata paralajmërojnë se “bota nuk është e përgatitur” për të.
Ai mega-shpërt him mund të ndryshojë në mënyrë dr astike klimën e botës dhe mund të çojë në kolaps qytetërimin. Në të kaluarën, shpërt himet e kësaj madhësie kanë shkaktuar ndryshime të menjëhershme klimatike, shembje të qytetërimeve dhe janë shoqëruar me rritjen e pandemive.
Për mënyrën se si do të ndikonte në jetën tonë të përditshme, “ndikimet do të ndihen nëpër transport, ushqim, ujë, tregti, energji, financa dhe komunikim në botën tonë të lidhur globalisht”.
Në vitin 2021, studiuesit shikuan bërthamat e akullit nga të dy polet dhe identifikuan 1 113 shenja shpërt himesh në akullin e Groenlandës dhe 737 në Antarktidë, të cilat ndodhën midis 60 000 dhe 9 000 vjet më parë.
Ata gjetën 97 ngjarje që ka të ngjarë të kenë një ndikim klimatik të barabartë me një shpërt him me magnitudë 7 ose më të madhe. Ata arritën në përfundimin se ngjarjet me magnitudë 7 ndodhin rreth një herë në 625 vjet, dhe ngjarjet me magnitudë 8 (të quajtura edhe super shpërt hime) rreth një herë në 14 300 vjet.
Sot, një shpërt him i një supervullkani “mund të shkaktojë 60% më shumë ftohje” në temperatura.
Planeti është më i populluar se në vitin 1815 dhe shumë më i lidhur, kështu që një mega-shpërthim vullkanik do të v ri ste shumë më tepër njerëz dhe do të paralizonte rrugët tregtare. Për këtë arsye, kr iza ekonomike do të ishte e sigurt.