Ç’po ndodh? Lavrov drejt në New York, zbulohet lëvizja më e fundit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe anëtarët e delegacionit rus kanë marrë viza për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas agjencisë së lajmeve ruse.

Rusia prej javësh ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për mosdhënien e vizave për anëtarët e delegacionit rus për të marrë pjesë në seancën e 77-të të asamblesë, e cila hapet sot në Nju Jork.

Sipas Reuters, Moska ka ak uzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të bllokojnë pjesëmarrjen e plotë të Rusisë në asamblenë e përgjithshme duke vonuar dhënien e vizave për pjesëmarrjen ruse.

Kremlini tha më herët sot se Shtetet e Bashkuara po “shkelnin detyrimet e tyre” duke mos lëshuar viza për delegacionin e Rusisë dhe tha se po ndërmerrte hapa për të kërkuar llogari nga OKB-ja dhe SHBA-ja për situatën.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *