Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për raportimet për su lme përgjatë kufirit Armeni-Azerbajxhan dhe po bëjnë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive, tha të hënën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për konf liktin,” tha Blinken në një deklaratë.
“Ne kërkojmë që menjëherë t’i jepet fund çdo armiqësie ushtarake.” shtoi Blinken.
Përl eshjet shpërt hyen midis trupave të Azerbajxhanit dhe Armenisë, njoftuan agjencitë e lajmeve herët të martën, në një rifillim të armiqësive dekada të vjetra të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.
Azerbajxhani, i cili rivendosi kontrollin e plotë mbi territorin në një konflikt gjashtëjavor në vitin 2020, pranoi vi kt im a midis forcave të tij. Armenia nuk përmendi humbje, por tha se përl eshjet vazhduan gjatë natës.