Direkt pasi mori fronin, zbulohet cilin shtet do të vizitojë Mbreti Charles III

Mbreti Charles III do të bëjë vizitën e tij të parë si monark të enjten në Irlandën e Veriut, si pjesë e një turneu në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai do të takohet me krerët e partisë së Stormont dhe do të marrë një mesazh ngushëllimi nga kryetari i Asamblesë.

Bashkëshortja Mbretëreshë Camilla do ta shoqërojë atë, si dhe Kryeministrja Liz Truss do t’i bashkohet çiftit mbretëror në një shërbesë kishtare në Belfast.

Charles III u bë Mbret pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, më 8 shtator. Të hënën më 19 shtator do të zhvillohet funerali i monarkes, një ceremoni ku do të jenë të pranishëm liderët botërorë.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *