Erzen Breçanit: Ervis Martinaj është gjallë, ja cili ishte roli i Jeton Lamit

Ervis Martinaj prej kohësh tashmë është kthyer në kryefjalë, e ndërsa tezat e ndryshme mbi zhdukjen e tij vijojnë akoma. Gjatë një diskutimi në programin “Shqipëria LIVE”, ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani, ka folur lidhur me personin, i cili mbronte Ervisin, Jeton Lami, ku më 20 shtator ai do të dalë para drejtësisë.

Sipas analizës së Breçanit dhe Dritan Zaganit, ky ishte një polic i thjeshtë, i cili ishte komanduar nga eprorët për ta mbrojtur Ervisin.

“Jeton Lami nuk kishte detyrë nga eprorët për të punuar në detyrën e operacionales, kishte detyrë të mbronte Ervis Martinajn. Ai ishte i paguar të mbronte Ervis Martinajn nga policia. Ai merrte një rrogë në shtet ku nuk paraqitej dhe një rrogë tjetër nga personi që i ka thënë të mbrojë Ervisin. Kjo tregon se sa i inkr imin ur është shteti ynë”. -shprehet Breçani.

Sa i takon Ervis Martinajt, Erzeni shprehet me bindje se ai është gjallë dhe do të vijojë të jetë.

“Ervis Martinaj është gjallë dhe do të vazhdojë të jetë gjallë në politikën shqiptare”, u shpreh ai.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *