Deri kur do kemi borde për çmimet? Ministrja Ibrahimaj zbulon vendimin

Ministrja Delina Ibrahimaj ka bërë publike vendimet e marra pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ministrja pasi njoftoi vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve, u pyet nga gazetarët edhe për sa kohë do të funksionojnë këto dy borde në Shqipëri.

“Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve dhe Bordi për çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri për sa kohë që ka rritje të çmimeve në bursa për karburantet dhe ushqimet në mbarë botën,” tha Ibrahimaj.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *