Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar foton e zëdhënësit të Putinit, Dmitri Peskov duke e përshkuar atë si “fytyra e propagandës së Kremlinit”.
Në një status në Facebook, ambasada thotë se ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin që i është bërë disa kritikëve të Putinit.
“Fytyrat e Propagandës së Kremlinit | Dmitri Peskov ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008. Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me he lmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe he lmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020”, shkruan ambasada.
Ndërsa duke u ndalur tek luf ta në Ukrainë, ambasada thekson se Peskov vazhdimisht ka mohuar që Rusia të kishte ndonjë qëllim pushimit të fqinjit.
“Përpara se Putini të niste luf tën e tij të papr ovokuar dhe bru tal e kundër Ukrainës, Peskov mohoi vazhdimisht se Rusia kishte ndonjë që llim për të pushtuar fqinjin e saj.
Ai pohoi në mënyrë të rreme se Rusia nuk përbënte kër cë nim për Ukrainën, se Rusia nuk kishte su lmuar kurrë asnjë komb tjetër dhe se Rusia do të ishte “vendi i fundit në Evropë” që mund të mendonte për fillimin e një lu fte.
Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës për Peskovin dhe pavarësisht se ka qenë nëpunës civil gjatë gjithë karrierës së tij, ai dhe familja e tij tani janë multimilionerë”, thekson ambasada.