Çfarë i lidh me Shqipërinë? Ambasada e SHBA në Tiranë demaskon njeriun e dytë të Putinit

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë dje një profil të zëvendës Shefit të Kabinetit të Zyrës Ekzekutive të Presidencës Ruse, Dmitri Peskov.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Ambasada e cilëson Peskov si një nga fytyrat e propagandës së Kemlinit. Kjo është hera e dytë që ambasada e SHBA në Tiranë, diskrediton me të drejtë njerëzit që i shërbejnë tiranit Vladimir Putinit, pasi pak ditë më parë u denoncua edhe roli i gazetares Margarita Simonyan, e cila është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të Presidentit rus Vladimir Putin, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë.

Por duke qenë se në Shqipëri ka shumë politikanë dhe pushtetarë që kanë lidhje të forta me Moskën, me të drejtë ngrihet pyetja se kush janë ata dhe çfarë lidhjesh kanë me Putinin dhe njerëzit e tij besnikë, për të cilët ambasada ka ngritur al armin, duke i treguar me gisht se janë “përbindësha”.

SHBA demaskon Peskov

Ambasada amerikane e cilëson Peskov si personin që ka luajtur rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006.

Po ashtu, ata shtojnë se ai ka marrë pjesë dhe në mbulimin e helmimeve të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020. Ambasada shkruan se Peskov ka mundur që të bëhet multimilioner. “Fytyrat e Propagandës së Kremlinit. Dmitri Peskov ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008.

Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe he lmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020. Përpara se Putini të niste luf tën e tij të papr ovokuar dhe br ut ale kundër Ukrainës, Peskov mohoi vazhdimisht se Rusia kishte ndonjë që llim për të pushtuar fqinjin e saj.

Ai pohoi në mënyrë të rreme se Rusia nuk përbënte kërcënim për Ukrainën, se Rusia nuk kishte su lmuar kurrë asnjë komb tjetër dhe se Rusia do të ishte “vendi i fundit në Evropë” që mund të mendonte për fillimin e një luf te. Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës për Peskovin dhe pavarësisht se ka qenë nëpunës civil gjatë gjithë karrierës së tij, ai dhe familja e tij tani janë multimilionerë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Ambasada nxjerr emrin e gazetares që bën propagandë për Putinin

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar pak ditë më parë një artikull të DASH, edhe për Margarita Simonyan, ku për amerikanët ajo është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të Presidentit rus Vladimir Putin, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë.

Ajo është e aftë të shërbejë gënjeshtrat si të vërteta dhe me një buzëqeshje. Margarita Simonyan e filloi karrierën e saj në mediat e financuara dhe të kontrolluara nga Kremlini në vitin 2001 si gazetare për Televizionin Shtetëror të Rusisë dhe Kompaninë Transmetuese të Radios (VGTRK). Në vitin 2005, ajo u bë kryeredaktore e medias së parë ruse në gjuhën angleze të financuar nga shteti, RT, e njohur më parë si Russia Today.

Ajo mban pozicionin e saj në RT ndërkohë që shërbente njëkohësisht si kryeredaktor i Rossiya Segodnya, kryeredaktor i TV-Novosti dhe bashkëthemelues i Shoqatës për Zhvillimin e Gazetarisë Ndërkombëtare. Pavarësisht kapelave të shumta që mban, funksioni i saj kryesor është propagandistja besnike e Vladimir Putinit. Më tej në artikull thuhet se gjatë gjithë karrierës së saj, Simonyan ka mbështetur axhendën e Kremlinit duke shpërndarë dezinformata dhe propagandë.

Para se të bëhej kryeredaktor i RT, Simonyan punonte në grupin e gazetarëve të Kremlinit që mbulonin Presidentin Putin. Ajo u bë e famshme pasi raportoi për su lmin te rror ist në shkollën Beslan të vitit 2004 në Kaukazin e Veriut. Kanali YouTube i liderit të opozitës ruse, Aleksey Navalny, i cili aktualisht ndodhet në një bu r g të sigurisë maksimale pas dënimeve të motivuara politikisht , ak uzoi Simonyan për gënjeshtra të qëllimshme.

Gjatë transmetimeve të saj në Beslan për t’i shërbyer prioriteteve të Kremlinit.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *