Dorëzoi diplomë të faIsifikuar në ambasadë, “ëndrra amerikane” i bën gjëmën 32-vjeçares

Ëndrra amerikane çoi në pr anga 32-vjeçaren Alma Dashi, e cila u kallëzua nga Konsullata e Ambasadës në Tiranë, për dyshimet se kishte falsifikuar diplomën e pjekurisë që ka dorëzuar pas fitimit të lotarisë.

E reja do të hetohet në “arr est shtëpie”, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës këtë të enjte.

Avokati Detar Hysi mohoi gjatë seancës ak uzat e ngritura dhe kërkoi lirimin e saj, ndërkohë Prokuroria paraqiti materialet e dorëzuara nga Konsullata, duke kërkuar qëndrimin në b ur g.

Sipas materialit hetimor që Tv Klan ka lexuar, punonjësit e Konsullatës kanë ngritur dyshime për falsifikim pasi diploma kishte mungesë të elementëve të sigurisë që lidhen me numrin serial me 6 shifra, si dhe përkrenarja e emblemës së Skënderbeut paraqitej në krahun e gabuar.

32-vjeçarja u ndalua me urdhër të prokurorit disa orë pasi kishte lënë ambientet e ambasadës.

Ndërkohë ky nuk është rasti i parë kur punonjësit e Konsullatës konstatojnë falsifikim të dokumenteve nga personat që aplikojnë për lotarinë amerikane./TvKlan

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *