Dua Lipa refuzon të bëjë foto me të, por fansja jep leksion për njerëzimin me përgjigjen

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhet në Brazil së bashku më familjen e saj. Mirëpo së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku dua shihet në Rio De Janiero dhe disa fansa i kërkojnë fotografi.

Dua me mirësjellje nuk ka pranuar duke thënë se është duke kaluar kohë me familjen. “Më vjen shumë keq, nuk mund të bëj foto sepse po e kaloj ditën me familjen time.

Më vjen mirë që ju njoha”, dëgjohet të thotë Dua. Këtë gjë e ka rrespektuar edhe fansja e cila thotë “Ok, faleminderit”.

Prej shumë kohësh përflitet se dy këngëtaret e suksesshme shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një raport të mirë. Pavarësisht famës dhe suksesit ndërkombëtar, ata nuk janë parë asnjëherë bashkë dhe asnjëra prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur.

Megjithatë, dashur pa dashur ata janë bërë “bashkë” në Brazil pasi kanë qenë të ftuara të performojnë në festivalin “Rock In Rio 2022”. Dua Lipa ka disa ditë që ndodhet në Brazil, pasi rinisi dhe turin e saj “Future Nostalgia” pas pak kohësh pushimesh.

Ndërkohë, Rita udhëtoi menjëherë pas koncertit që mbajti në sheshin “Skënderbej”. Duke folur për gazetarët për mundësinë e një dueti me artistet e tjera shqiptare, përfshirë dhe Dua Lipën, ajo tha se do të jetë gati kur të vijë koha.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *