Emigrantëve iu shfryhet gomonia duke kaluar Kanalin, shpëtohen 38 persona, 40 të tjerë…(Foto)

Autoritetet angleze kanë shpëtuar mëngjesin e sotëm 38 emigrantë që po kalonin Kanalin me gomone. Në media raportohet se emigrantët u nxorrën me shpejtësi nga gomonia që po shfryhej me një helikopter dhe disa varka shpëtimi.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se 38 persona u shpëtuan pasi jeta e tyre u rrezikua gjatë përpjekjes për kalimin e Kanalit. Ndërkohë 40 emigrantë të tjerë janë kapur sapo kanë mbërritur në një plazh në Kent rreth orës 14:00.

Mësohet se emigrantët që u shpëtuan kishin qëndruar në ujë për gati një orë pasi gomonia e tyre u shfry me shpejtësi në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar rreth orës 6:17 të mëngjesit. Rreth orës 7.07 të mëngjesit, të 38 emigrantët që përfunduan në ujë u shpëtuan.

Pasi u kontrolluan, u konstatua se të gjithë janë në gjendje të mirë dhe të sigurtë. Emigrantët e shpëtuar janë dërguar në Dover për vazhdimin e procedurave.

Fotografitë e marra nga mediat angleze tregojnë burra, gra dhe fëmijë duke u ndihmuar të zbresin një shkallë nga një varkë shpëtimi në brigjet e Dungeness.

Vetëm dy javët e para të shtatorit, 4,056 njerëz kanë mbërritur me 96 varka në brigjet angleze. Ndërkohë sipas mediave angleze më shumë pritet të rrezikojnë jetën me këto udhëtime javën e ardhshme, ku kushtet e motit do të jenë më të mira.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *