Një zyrtar i lartë armen tha të mërkurën vonë se është arritur dakordësia për një armëpushim me Azerbajxhanin. Kjo gjë vjen pas dy ditësh su lme e dh unë për shkak të një mosmarrëveshje dhjetëvjeçare midis ish-shteteve sovjetike mbi te rritorin e Nagorno-Karabakut.
Megjithatë duhet theksuar se akoma nuk është bërë asnjë deklaratë për armëpushim nga Azerbajxhani, për të ndalur shkëmbimet e su lmeve më vd ek je pr urëse midis vendeve që nga viti 2020.
Rusia është forca diplomatike kryesore në rajon dhe mban 2000 ushtarë atje. Moska ndërmjetësoi marrëveshjen që i dha fund lu ft imeve të vitit 2020, të quajtura si lufta e dytë e Karabakut, në të cilën humbën jetën qindra njerëz.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan Armen Grigoryan, Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Armenisë, të ketë thënë për televizionin lokal: “Falë përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje për një ar mëpus him”.
Në njoftim thuhej se ar mëpus himi kishte hyrë në fuqi prej disa orësh. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë ka thënë më herët se të shtënat në zonat kufitare ishin ndalur. Secila palë fajëson tjetrën për përp lasjet e reja.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka thënë më parë në parlament se 105 ushtarë armenë janë vr a rë që nga fillimi i d hun ës këtë javë. Azerbajxhani, nga ana tjetër, raportoi për 50 ushtarë të vdekur në ditën e parë të lu ftim eve.